Lajme

Deputetja e LVV-së poston foto të Thaçit me Grenellin: Shkëmbimi që u mbeti n’fyt!

Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Thaçi me ish të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në llogarinë e saj në Facebook.

“Shkëmbimi që u mbeti n’fyt!”, ka shkruar ajo duke iu referuar idesë që ekzistonte për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Më 15 shkurt, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *