KryesoreLajme

Deputetja britanike shfaq dallimin domethënës mes vizitës së Cameronit në Kosovë me atë të Macronit në Serbi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, me ç’rast Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Lidhur me  vizitën e presidentit francez dhe shitjen e aeroplanëve luftarakë Serbisë, ka reaguar deputetja britanike Kearns përmes një postimi në “X”, duke e krahasuar atë me vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, duke u zotuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjskë shtatorin e kaluar.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar Kearns.

Blerjen e aeroplanëve luftarakë nga Serbia e ka komentuar edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

Ai ka thënë të premten se Serbia po armatoset për ‘një luftë fiktive njëjavore’ – që sipas tij, nuk do të shpërthejë kurrë.

Me këtë frazë, siç shkruajnë mediat e huaja, ai ka komentuar vendimin e Serbisë për të blerë 12 aeroplanë të rinj luftarakë francezë Rafale.

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim.

Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë të rinj luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

YouTube player