KryesoreLajme

Deputetja britanike kundërshton zajednicën: Asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet

Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, drafti i supozuar zyrtar i bërë publik nga mediat serbe dhe që besohet se u është dorezuar palëve nga pesëshja diplomatike ne takimet e tyre te fundit.

Kearns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilin thuhet se “Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7. Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.

Dokumenti i bërë publik nga mediat serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *