KryesoreLajme

Deputetja britanike, Kearns: Radoiçiqi dhe përgjegjësit e sulmit në veri të përballen me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kearns përmes një postimi në rrjetin social “X” ka kërkuar që terroristi, Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.

Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqe në Ballkan.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.

Lexo më shumë  Nga 23 marsi 1989 deri më sot - “viktimizimi” që rrezikon paqen në Ballkan
YouTube player