Lajme

Deputetja britanike i bie Vuçiqit, Alicia Kearns: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Derisa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.

Lexo më shumë  Gërvalla: Përgjigjja më e mirë ndaj agresionit rus, integrimi i shteteve proevropiane

“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nogueras: Sot debatohet në Kuvendin spanjoll nisma e “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, votimi më 27 qershor
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *