Bota

Deputeti ukrainas porosi Beogradit: Ukraina, së bashku me Kroacinë, do hakmerret kundër Serbisë

Një porosi nga Ukraina ka mbërritur në adresë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullit serb.

“Së bashku me Kroacinë, Ukraina do të hakmerret ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij për operacionin special të Rusisë”, ka shkruar në Telegram Alexey Goncharenko.

Goncharenko la të kuptohet se Kievi, së bashku me Kroacinë, po planifikojnë të parandalojnë anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Serbinë, së bashku me presidentin e saj, sigurisht nuk do ti harrojmë. Dhe atëherë do të jetë interesante të shikojmë Serbinë me gjashtë milionë banorë dhe dëshirën e saj për të hyrë në BE. Unë mendoj se së bashku me vëllezërit tanë kroatë do të vëzhgojmë dhe kujtojmë, mbani mend , mbani mend. Procesi i riedukimit është i vështirë dhe do të jetë i pakëndshëm për serbët, por ne mund ta bëjmë atë”, ka shkruar deputeti ukrainas.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se presidenti rus Vladimir Putin në një moment gjatë kohëzgjatjes së operacionit special do t’i bëjë një ofertë perëndimit dhe nëse perëndimi nuk e pranon atë, do të shpërthejë ferri.

Ai tha gjithashtu se e gjithë bota perëndimore është në luftë me rusët përmes ukrainasve. /kosovapost/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *