KryesoreLajme

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Dua të përgëzoje Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton një qind për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë, bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqet të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çka po ndodhë, Putini po prpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikojeni çka po ndodhë në Ballkan, ku Rusia po përpiqet ti shtojnë benzinë zjarrit, te ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtettë”, ka thënë Goncharenko.

Lexo më shumë  Ehhhh! Moj Alketa! Karma was a bitch simbolikisht tek ty!

Deputeti në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje të i shkëputë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

YouTube player