Deputeti serb i Maqedonisë kërcënon Bilall Kasamin dhe vajton terroristët serbë
Deputeti nga Kumanova me kombësi serbe, Mirosllav Jovanoviq, që është partner koalicioni i LSDM-së e që qeveris me BDI-në dhe ASH-në, pasi ka “vajtuar” në rrjetet sociale terroristët serb që sulmuan në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës, publikisht e ka kërcënuar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami vetëm pse ky i fundit e ka mbështetur publikisht kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës, pas sulmit të terroristëve serb.
“Nuk e di sa është gati Kasami ta ndihmojë Kurtin, por me siguri e di se më mirë është të mos i hedhë benzinë zjarrit”, ka shkruar deputeti Jovanoviq.
Gjatë sulmeve të terroristëve në Zveçan, Jovanoviq është shprehur vazhdimisht në mbështetje të tyre.
Rruga Press
Lexo më shumë Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

