Lajme

Deputeti i VV-së takoi DioGuardin, tregon se çfarë i tha për Kosovën ish-kongresmeni amerikan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, është takuar me lobistin e njohur shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi.

Aliu e ka quajtur DioGuardin politikan të rrallë, derisa ky i fundit ka zbuluar edhe një amanet që ia ka lënë i ati, për shqiptarët.

“E falenderova për kontributin e jashtëzakonshëm si një gardian e lobues i çështjes diplomatike në Ballkan, dhe përgjigjia e tij ishte se këtë angazhim e bëjë edhe një herë më shumë duke kujtuar gjithmonë amanetin e babait të tij “Kudo që jeni dhe të punoni në Amerikë, mos harroni tokën dhe popullin shqiptar””, ka shkruar Aliu.

Rruga Press

YouTube player