Lajme

Deputeti i VV-së për opozitën: Këta nuk janë opozitë e Qeverisë, por e Kosovës

Nga Adnan Rrustemi

Vorbulla e kompromisit nuk përfundon asnjëherë. Kjo opozitë për 23 vjet pushtet pas secilit kompromis të madh thoshte se ky është kompromisi i fundit dhe ja ku jemi: e sollën pakon e Ahtisaarit duke krijuar superminoritet. Në rregull. Ndanë në komuna serbët nga shqiptarët përmes decentralizimit. Në rregull. Pastaj me 2013 sollën ‘Zajednicën’ që bashkonte komunat me shumicë serbe që më parë i kishin ndarë. Pastaj kur dështuan, erdhen me idenë se ‘Zajednica’ është rrezik dhe se duhet ‘shkëmbim territorial’ apo ndarje të Kosovës. Sot, ata janë në opozitë. Dhe as që bëhet fjalë që as nga ai pozicion të mbrojnë rendin dhe ligjin në Kosovë, përkundrazi kërkojnë tërheqje të Policisë nga veriu i vendit, tërheqjen e kryetarëve nga komunat, teksa ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për arrestimet e kriminelëve në veri që sulmuan Policinë, KFOR-in dhe gazetarët e qytetarët.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Këta nuk janë opozitë e Qeverisë, por e Kosovës. E mira është që i njohim dhe ua dimë veprat.

Rruga Press

YouTube player