LajmeUncategorized

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli: Marrëveshjet e vjetra po zbatohen falë insistimit të Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se marrëveshjet që nga opozita po cilësohen si të vjetra, tash po zbatohen falë këmbëngulësisë se Qeverisë Kurti.

Dugolli tha se opozita e kritikonte LVV-në për insistim që masa e reciprocitet të vlejë për të gjitha marrëveshjet, teksa tha se qeveria s’donte të ecte me avazin e vjetër.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ne nuk donim që të ecnim sikur përpara me marrëveshje që Kosova t’i zbatonte ato ndërsa Serbia të vazhdonte me atë avazin e vjetër që t’i injoronte gjithçka që kishte të bënte me shtetësinë e Kosovës dhe të mos zbatonte marrëveshjet e nënshkruara”.

“Gjithsesi që është rezultat i Qeverisë Kurti edhe këto marrëveshjet e kaluara, sic kemi të bëjmë me energjinë, tabelat janë si rezultat i Qeverisë Kurti e cila nuk ishte e gatshme dhe nuk pranonte të shkohet me avazin e vjetër”, tha Dugolli në Klan Kosova.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve në veri, ku tha se krejt ajo çka është bërë atje ia ka vlejtur, pasi sipas tij, tash nuk ka vakum ligjor dhe se shteti s’duhet të dorëzohet para grupeve kriminale.

Rruga Press

YouTube player