Bota

Deputeti gjerman Roth: Vuçiqi është një autoritar, i cili flirton me nacionalistët ekstremistë dhe diktatorët

Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar rreth zhvillimeve në Serbi. Sipas tij, Vuçiqi është autoritar, flirton me nacionalizmin e diktatorët.

“Nuk është një kryeministër i pafuqishëm ai që po bllokon lirinë dhe demokracinë në Serbi, por një president autoritar që preferon të flirtojë me nacionalizmin dhe diktatorët sesa ta udhëheqë Serbinë drejt BE-së. Vuçiç sakrifikon Vuçeviçin për të qëndruar vetë në pushtet”, ka shkruar deputeti gjerman në ‘X’.

Lexo më shumë  Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se liroi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës


Ndryshe Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, njoftoi në një adresim të jashtëzakonshëm se jep dorëheqje nga ky funksion. Vuçeviq deklaroi se jep dorëheqje të parevokueshme pas ngjarjeve të mbrëmshme në Novi Sad, kur anëtarët e SNS sulmuan studentët.


Po ashtu edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke theksuar se ky vendim është një akt përgjegjësie dhe një përpjekje për të ndihmuar në qetësimin e tensioneve dhe ndalimin e ndarjeve në shoqëri.

Lexo më shumë  Anijet, dronët e detit dhe inteligjenca artificiale: Si NATO po forcon mbrojtjen e kabllove kritike nënujore të Balltikut

Rruga Press

YouTube player