Lajme

Deputeti Abrashi u bënë thirrje institucioneve të sigurisë që ta hetojnë Gazmend Muhaxherin pas deklaratave skandaloze për veriun

Kryetari i Komunës së Pejës e cila udhëhiqet nga LDK-ja Gazmend Muhaxheri mbrëmë në një emision televiziv ka bërë një deklaratë skandaloze dhe shokuese  karshi shtetit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai në emisionin Click në RTV 21 ka krahasuar veprimet e qeverisë së Kosovës  në veri me ato të regjimit të Millosheviçit karshi  shqiptarëve që kishte bërë dikur.

Deklaratat e Muhaxherit janë edhe më shokuese kur spekulon se armët dhe uniformat në veri të cilat janë kapur nga policia e Kosovës mund të jetë  një skenar i organizuar  nga qeveria qeveria Kurti duke i vendosur armët dhe uniformat vetë nëpër lokacione të caktuara dhe pastaj i ka konfiskuar për tua lënë fajin serbëve, raporton KosovaNews.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës publikon detajet rreth tenderit për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së erës prej 150 MW

“Veprimet në veri nuk kanë qenë veprime të logjikshme të një shtetari që don me bë zgjidhje për vendin do të thotë me shumë i ka krijuar probleme Kosovës dhe vetës sesa që ka bërë ndonjë zgjidhje.

“Unë po e them të njejtën gjë, si është e mundur me arrestu  armë sende municione kurrë njeri. Kjo është dilema ime dhe nuk mundem me ma hek askush pa asnjë informatë, por si njeri që analizon qysh është e mundur që tana here, po ke informata po i arreston, kur nuk po e arreston asnjë njeri, Unë po besoj që është një marrëveshje ose i qet ti armët vet ose ti qet ty dikush armët dhe thotë shko merri qaty jonë do armë. Unë veç po spekuloj diçka nuk është në rregull në këtë punë që ti me zanë armë me bë kësi.

Lexo më shumë  Bislimi: Vendi ka shënuar progres drejt integrimit në BE

“Unë mundem me ta sillë në politikën e mëhershmë, kur pushteti i atëhershëm Jugosllav sa herë dush ka arrestu grupe ilegale, ka arrestu sende ose mbas asajna ka kriju probleme që i kanë konvenu pushtetit” ka thënë ndër të tjera Muhaxheri.  

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që ta hetojnë Gazmend Muhaxherin.

YouTube player