Lajme

Deputetët sot vendosin për dorëheqjen e Zaevit dhe Qeverisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të thirret seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës – dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë.

Seanca ende nuk figuron në kalendarin e Kuvendit, kësisoj ende nuk dihet se kur do të mbahet, por se do të mbahet sot, kanë konfirmuar dje nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Në ora 10:00 do të mbahet brifingu me gazetarë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Për në ora 11:00 është caktuar edhe seanca për pyetje deputetësh, por e njëjta nuk dihet nëse do të mbahet, për shkak të dorëheqjes së Zaevit dhe Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *