Lajme

Denoncimi i Adriana Dizdarit: Si është e mundur që komisariati i policisë Sarandë gënjen eprorët e vet ?

Nga Adriana Priftuli Dizdari

“Nuk ju kanë mësuar se nuk duhet të gënjeni ?

Mbas disa muajve nga dita që bëmë denoncimin për

dhunimin që na u bë në Qëndrën e Artit DEA, na erdhi një përgjigje e çuditëshme, që me gjithë përpjekjet për të fshehur të vërtetën e dhunimit, ajo nuk fshihesh dot. Do të mundohem të hedh dritë mbi këtë përgjigje

Përsa i përket paragrafit të më poshtëm !!!!!

« Në lidhje me sendet personale që shtetasi Limos Dizdari parashkruan në këtë ankesë, sqarojmë se, referuar deklarimit të shtetasit Ilirjan Brokaj, i cili ka dorëzuar dokumentet për pronën në fjalë, ku deklaron se, shtetasi Limos Dizdari ja ka dorëzuar vetë çelsat e objektit në fjalë dhe se ai, i ka marrë sendet personale që kishte në këtë objekt. Bashkëlidhur me këtë përgjigje janë dërguar edhe fotokopje të shkresave përcjellëse drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. »

Ky paragraf është marrë nga përgjigja që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i dha Ministrit të Brendshëm, zotit Bledar Çuçi, mbas ankesës dhe kërkesës tonë për të na respektuar dhe kthyer të drejtat tona të shkelura në mënyrë cinike në Qendrën e Artit DEA në Ksamil…..

Si është e mundur që komisariati i policisë Sarandë gënjen eprorët e vet ?

GENJESHTER e paturpshme ! GENJESHTER që edhe njerëzit jo dashamirës nuk do e venë në dyshim. Si ? I paskemi dhënë çelsat vetë ? I paskemi marë “sendet” ? Për çfarë sendesh bëhet fjalë ? Mos janë ‘sende’ pesë piano? Mos janë ‘sende’ violinat, kitarat ? Mos janë “sende” 300 piktura dhe skulptura? Mos janë “sende” 8000 tituj librash? Mos është ‘send’ një sallë e kompletuar koncertesh? Po dhunimi i intimitetit familjar, mos është ‘Send’ ? Po rrobat e trupit dimërore dhe verore mos janë “send’? …..Dhe më e tmerrshmja, mos janë ‘send’ tërë dorëshkrimet krijuese të kompozitorit Limos Dizdari? Mos është ‘Send’ partitura e sapo-përfunduar e baletit, të cilën e lamë mbi lexhion e pianos kur u larguam për pak ditë për arsye shëndetsore në Tiranë? Mos janë ‘send’ tërë aparaturat elektronike të skenës? Mos janë “send” kangjellat rrethuese të Qëndrës ?apo quhen “send” pemët e mbjella nga ne, lulet dhe shumë e shumë të tjera ? Po njëzet e ca vjet, të përkushtuar familjarisht për mirëmbajtjen dhe mirë funksionimin e Qëndrës, mos janë “send” ?

Lexo më shumë  KEK-ut i shtohen 220 punëtorë të rinj, Kurti: Me shtimin e punonjësve e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekada

Dhe sa shpejt u lajmëruan uzurpatorët : ‘shpejt, nxitoni , se janë larguar’…… Sa detyrë e shpifur, e ndyrë , për ca para, ……. nga njerës që u kishim dhënë besim….turpi iu është ngjitur për rrobash….

Nëse Limos Dizdari ia kishte dorëzuar vetë çelsat shtetasit Ilir Brokaj, përse vallë policia e Sarandës na futi në oborrin e Qendrës në datën 18.10.2021 ? «Ja, – na tha, – « i nxorëm. I nxorëm edhe dje, po u futën natën. » Pse vallë, përderisa ua kishim dorëzuar vetë çelsat ? U tallën me ne, me dy njerëz të deshpëruar deri aty ku s’mban kur panë mundin e 20 vjetëve të nepërkëmbur, kur panë nga dritaret, se librat dhe pikturat ishin hequr nga muret, kur panë bustet e shtrira për tokë, kur të gjitha bravat e dyerve të ndërtesës ishin ndërruar ; Hyni – na thanë – ja, i nxorëm. …..Po ku të hynim ? Në dyert me brava të ndruara ?U vërtitëm pa mbështetje, të mashtruar, nëpër oborr. Bëmë një denoncim me fuqitë që na kishin mbetur tek një polic që pati mirësinë të na dëgjonte, erdhi dhe një tjetër civil i cili fotografoi bravat e ndërruara të ndërtesës. Policët e tjerë me gjithë zaptuesit u larguan, dhe ne, mbasi u vërtitëm edhe pak nën shoqërinë e tre qenve të mëdhenj që i drejtonte një person, nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të largoheshim duke e lënë Qëndrën dhe të gjithë pasurinë tonë personale përsëri në dorë të tyre, po këtë herë duke marrë me vete dhimbjen për skenarin tragjik, si të ishte një vepër e Shekspirit.

Për disa ditë me radhë, Limosi protestoj para kryeministrisë protestoj edhe para parlamentit ,për një kauzë që ai beson, që unë besoj, që fëmijët tanë besojnë, që miqtë tanë të vërtetë besojnë. Për një kauzë për të cilën ka punuar dhe është stermunduar tërë jetën; – ti dhurojë vëndit të tij, kombit të tij, njerzve të tij të dashur, muzikë të bukur, muzikë që të depërtojë në rembat e gjakut, në rrahjet e zemrës, në shpirtrat e lënduar, të sjellë paqe, të zbusi egërsinë njerëzore, të përçojë klorofilin e folklorit popullor anë e mbanë botës. Dhe ja ka dalë….Po pra, miku im, që kemi ecur bashkë tërë këto vjet, bën protestë …..do të thotë se jam këtu, jam i gjallë dhe në jetë, në jetë të vërtetë dhe nuk ju lejoj të më nëpërkëmbni, të më poshtëroni, ……ti kujtojë kujdo që nuk do të kujtojë, ….se vepra e tij do jetojë, do vlerësohet nga brezat e ardhshëm, sepse ajo edhe sot shetit nëpër botë pa i marë leje askujt, eshtë e lirë, shkon ku ti dojë qejfi, atje ku e duan dhe respektojnë……., miku im,bën protestë për të mbrojtur dinjitetin e gjithë artistëve, e të gjithë krijuesëve, e të gjithë njerëzve me shpirt të lirë

Lexo më shumë  Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës

Kur Limos Dizdarit, këtij personaliteti të kulturës shqiptare, të muzikës shqiptare, i shqyejnë dyert, e fyejnë rëndë, i shkatërojnë partiturat e krijimtarisë, i thyejnë bustet e personaliteteve, i zhdukin librat dhe veprat e artit, po të tjerëve ? Kujt i intereson kjo goditje që i bëhet këtij njeriu ? Ne u përpoqëm, ndoshta edhe “ luftuam” për një ëndër të bukur e realizuam dhe nuk ka kthim prapa, se e bukura, ka hedhur rrënjë në fëmijët që nër vite u ritën në sallat e Qëndrës DEA. U ritën me aromat e parfumit kulturë, art, muzikë, respekt, dinjitet …..plot ëndra…….. Duan, s’duan muzika e Shopenit,Bethovenit, Mozarti, Shubertit, , Zadejes, Dizdarit,Harapit, Ibrahimit, Larës e shumë të tjerëve, kanë bërë folenë në shpirtin e fëmijëve. Ju a hiqni dot, ju që shqyet derën e hekurt në mënyrë tinzare? Ju a hiqni dot ju të konfederatës, që na goditët pabesisht pas shpine, që shisni e blini vëndin sikur të jetë prona juaj e trashëguar?….. haruat vërtet të na lajmëronit për atë “ANKANDIN” e famshëm që na e tundni si flamur për të justifikuar bëmat tuaja ? ….nuk besoj se haruat që nuk kini asnjë të drejtë ( simbas ligjit) për të tjetërsuar qëndrat artistike – kulturore….. ju që nuk kini asnjë lidhje me artin, kulturën, çfarë pune keni në një Qëndër arti ?

Dëshiroj të kujtoj një thënie të Sami Frashërit :

“Në do të mbjellësh për një vit

Mbill misër e grurë

Në do mbjellësh për gjithmonë

Mbill arsim dhe kulturë”

Korigjoni gabimin e bërë, ju që e keni në dorë. Ne dimë të falim, dhe të korigjosh ……është virtyt që e posedon vetëm njeriu.

Adriana Priftuli Dizdari”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *