Lajme

Denoncimi Berishës: Drejtoresha e SHISH ka shkuar në mënyrë të fshehtë në Serbi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda sot ndaj drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Vlora Hyseni.


Në një postim në Facebook, Berisha tha se Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin.

“Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë, nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH”, tha Berisha.

“Kjo vizitë e saj në Beograd, për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm”, shton Berisha.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve

“Në këtë kontekst, kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit”, tha ish-kryeministri.

“Por, vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi anëtar të NATO-s, është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit të Madh. Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit, të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd”, shkruan Berisha.

Lexo më shumë  Bislimi në Poloni, pjesëmarrës në panelin në temën për zgjerimin e BE-së

“Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra”, thonë në fund të postimit ish-kryeministri.

Ndërkohë, nuk ka një reagim zyrtar për akuzat e Berishës dhe nuk ka prova të bëra publike se kreu i SHISH ka kryer një vizitë në Beograd.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *