KryesoreLajme

Dënohet me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj

Muhamet Alidemaj, shqiptari i cili është akuzuar për krime lufte si pjesëmarrës në masakrën e 130 civilëve shqiptarë në Izbicës, është dënuar me 15 vjet burgim. 

Alidemaj është arrestuar më 31 mars të 2021-s, teksa po kthehej nga Serbia për në Kosovë, për herë të parë që pas luftës së viteve 1998-1999. Që atëherë ai ishte në paraburgim, ndërsa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që i vihen në barrë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në fjalën përmbyllëse seancën e kaluar gjyqësore, prokurori Ilir Morina pati theksuar se gjatë gjithë procesit gjyqësor janë vërtetuar dy pika të dispozitivit të aktakuzës – ajo për vrasje dhe ajo për trajtim çnjerëzor. E për pikën 2, e cila ka të bëjë me zhvarrosjen e kufomave, Morina i pati tërhequr akuzat.

Ai pati kërkuar dënim meritor për Alidemajn, pasi kishte thënë që është dëshmuar përfshirja e tij në ndërmarrje të përbashkët kriminale. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

E avokati i Alidemajt, Milosh Deleviq, pati pretenduar se 28 marsin e 1999-s, kur ndodhi masakra në Izbicë, ai nuk ka qenë në Kosovë, por ndodhej në Beograd të Serbisë.

YouTube player