Dënohet ish-prifti rus, abuzoi seksualisht me fëmijë
Një gjykatë ruse e ka dënuar me 21 vjet burg një ish-prift ortodoks, nën akuzën për abuzim me fëmijë. Ai kishte birësuar rreth 70 fëmijë, derisa u dënua për përdhunim dhe akte të tjera mizore në famullinë në Urale në Rusinë jugperëndimore, raporton BBC.
Nikolai Stremsky, tashmë i dënuar, njihje për familjen më të madhe në Rusi, derisa ishte dekoruar me Urdhin Kombëtar të Lavdisë Prindërore. Ai përveç që është përjashtuar nga priftëria, i është hequr edhe titulli i nderit.
I njëjti ishte arrestuar në vitin 2019.
Rruga Press