BallinaBota

Dënohet ish-ministri i Financave në Austri, akuzohej për korrupsion

Ish-ministri austriak i Financave, Karl-Heinz Grasser është dënuar me tetë vjet burg pasi ishte akuzuar se kishte lidhje me një skandal korrupsioni gjatë kohës që ishte në detyrë.

Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave për një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente që ishin në pronësi publike.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës

Gjykata në Vjenë deklaroi se Grasser ishte i përfshirë në skandalin e përvetësimit të më shumë se 9 milion €. Por ish-ministri tha se ishte i pafajshëm dhe do e apelonte vendimin.

Çështja përfshinte 14 të pandehur që po përballen me një sërë akuzash, që nisin nga pastrimi i parave, tek mashtrimi dhe falsifikimi i provave.

Sipas gjykatës, ofertuesit fitues paguanin 1% ë çmimit të blerjes, 9.6 milion €, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë së Austrisë Ëalter Meischberger dhe lobistit Peter Hochegger,  të dy u dënuar me burg gjithashtu.

Lexo më shumë  BE: Importet bujqësore nga Rusia do t’i nënshtrohen tarifave të reja
YouTube player