Lajme

Dënohen dy serbët që sulmuan KFOR-in, policinë dhe mediat

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u dënuan me nga gjashtë muaj burg i cili u është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 7 mijë eurove, për sulmin ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e mediave.

Atyre po ashtu ju shqiptuan dënime plotësuese, “dëbimi tyre nga territori i Kosovës dhe ndalim për tre vjet për të hyrë në Republikën e Kosovës.”

Lexo më shumë  Kurti publikon hartën se si duhet të duken zgjedhjet lokale në Kosovë

Pala mbrojtëse deklaroi se nuk do të paraqesin ankesë, dhe pranuan qysh sot t’i paguajnë dënimet e parapara me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues,Vesel Latifi.

Po ashtu, Ivan Sekuliq për veprën penale “armëmbajtje pa leje” gjykata i shqiptoi gjobë në shumë prej 2,000 eurosh, me një dënim unik prej 9 mijë eurove. Ata dje kanë pranuar fajësinë në gjykatë!

Lexo më shumë  26 vite nga masakra e Izbicës nga paramilitarët serbë

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit