Lajme

Dënimi i Saimir Tahirit, VOA: SPAK i pakënaqur me vendimin, bën ankimim në Gjykatën e Lartë

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme, SPAK, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Apelit për dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Zoti Tahiri u dënua me 5 vjet burgim në fillim të muajit shkurt, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të duhet të kryejë 3 vite e 4 muaj burg.

Lexo më shumë  Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

SPAK-u e ka cilësuar të gabuar qëndrimin e Apelit, dhe i mbetet akuzave fillestare të ngritura ndaj ish ministrit për “Trafik të narkotikëve kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja të veprës në grup të strukturuar kriminal”.

Edhe avokatët e zotit Tahiri kanë paralajmëruar gjithashtu ankimim në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar skandaloz vendimin e Apelit, sidomos faktin që ish ministri po e vuan dënimin në burg, dhe jo me një masë tjetër sigurie.

Ish ministri i Brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë. Ndërsa përballja me drejtësinë ishte një odise e gjatë nga një gjykatë te tjetra./VOA/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *