Dënimi i N. Haradinajt dhe H. Gucatit është i paarsyetueshëm dhe antishqiptar
Nga Agim Morina
Dënimi i Nasim Haradinajt dhe i Hysni Gucatit asht dënim drakonian, i paarsyetueshëm dhe antishqiptar. Nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, aq ma pak me Republikën e Kosovës. Shkon në vijën e dënimeve që u janë ba shqiptarëve mbas vitit 1981. Pra, dënime vetëm për shqiptarët. Me e krahasu me dënimet që u janë dhanë kriminelëve serbë, ushtarakë e politikanë, që kanë vra me qindra e mija njerëz, ky dënim del edhe ma kriminal.
Fjala vjen, Stanisiçi dhe Simatoviçi, njerëz me përgjegjësi për shumicën e krimeve nga shërbimi famëkeq sekret i Serbisë janë dënu me 12 vjet. Domethënë, del sikur Haradinaj e Gucati paskan ba krime sa një e treta e këtyne kriminelëve klerofashistë vetëm me shfaqjen e këtyne dosjeve, jo publikimin e as shpërndamjen! E pabesueshme dhe e trishtueshme njëkohësisht.
Ngjarjet rreth atyne dosjeve dihet se si kanë rrjedhë dhe dështimi, inkompetenca e organeve të Gjykatës Speciale për me i rujtë dosjet e veta u shkarku mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm.
Nëse ato dosje më kishin ra mue në dorë i kisha shpërnda e publiku menjëherë e pa asnjë ngurrim. Jo me qëllimin për me i ekspozu dëshmitarët, por me kallxu inkompetencën e kësaj gjykate, që nuk po arrin me i rujtë as dosjet e veta. Sepse asht detyrë e kësaj gjykate me i rujtë dosjet e veta.
Na nuk pamë që u dënu ndonjë anëtar i kësaj gjykate për rrjedhjen e këtyre dosjeve në publik. Kështu del sikur vetë qarqet anishqiptare të kësaj gjykate e kanë organizu këtë maskaradë të dërgimit të dosjeve në zyrat e veteranëve të UÇK-së vetëm e vetëm për me i dënu përfaqësuesit e naltë të tyne.
Organet shtetnore të Kosovës duhen me kërku lirimin e menjëhershëm të Nasim Haradinajt dhe të Hysni Gucatit.
Rruga Press