Lajme

Dendias takon Lajçakun: Mbështesim përpjekjet për përparimin e marrëdhënies Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ë këtë të hënë është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë kujtojmë se sot Dendias po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit në Shqipëri nuk duan bonuese, por rritje pensioni

Përmes një postimi në Twitter ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkruan Dendias.

Lexo më shumë  Përurohet rruga Bare-Selac, ministri Aliu: Një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit

Ndërkaq Dendias është takuar me Lajçak pas takimit që ai ka pasur me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë javën e kaluar, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Rruga Press

YouTube player