Lajme

Dëmtohet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës në Tiranë, uji ngrihet disa metra në ajër

Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.

Sipas raportimeve nga mediat tubacioni ka qenë çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

Sipas njoftimeve të deritanishme grupet e UKT-së janë nisur për të riparuar tubacionin.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë