Dëmtohet pallati në Bulqizë, banorët: Kemi frikë të rrimë këtu, ka shumë plasaritje
Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër afër Klosit ka shkaktuar disa dëme në banesa. Probleme janë raportuar në disa fshatra në Klosit por gjithashtu dhe në Bulqizë. Një pallat në Bulqizë që ka pasur shumë dëme që nga tërmeti i fortë i Nëntorit, është plasaritur edhe më shumë.
“U trembëm sa të duash. Ishte shumë i fortë. Frikë kemi sepse nuk dihet. Ndoshta ka dhe goditje të tjera. Pallati është me probleme që në 2019“, thanë banorët të frikësuar. Njëri prej tyre tregoi disa nga dëmtimet që ka pësuar në shtëpi. “Ky pallat ka shumë dëmtime dhe plasaritje. Janë shtuar shumë.
Kemi frikë të rrimë këtu.”, u shpreh banori për Abc News. Ky pallat ka qenë pak i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ky i mbrëmshmi i ka hapur edhe më shumë plasaritjet. Edhe pse i kanë rikonstruktuar vetë shtëpitë, sërish duken plasaritjet e fundit.
Rruga Press