Dëmtohet një lokal në Mitrovicë nga shok-bomba
Si pasojë e shok-bombës të premten, xhami i një lokali në Mitrovicën e veriut është thyer.
Policia po e heton rastin.
Rastin në polici e ka raportuar pronarja e lokalit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
Rruga Press