KryesoreLajme

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Persona të panjohur kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit në Zubin Potokut. Sipas mediave në Kosovë, dëmtimi dyshohet të jetë kryer me mjete të forta. Policia ka nisur hetimet ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

Kjo nuk është hera e patë që kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar pasi edhe një vit më parë është sulmuar. Sulmi me lëndë plasëse u regjistrua më 29 nëntor 2024.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player