Dëmi në infrastrukturën e Ukrainës sipas Bankës Botërore
Banka Botërore ka thënë se një vlerësim i hershëm tregon se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kishin arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.
Vlerësimi nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërkohë që lufta vazhdon, tha presidenti i Bankës Botërore David Malpass në një konferencë të enjten.
Në fjalimin e tij në video-konferencë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se vendit i duheshin rreth 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet e tij ekonomike tani dhe qindra miliarda dollarë për të rindërtuar vendin më vonë.
Zelensky u kërkoi vendeve që kanë vendosur sanksione dhe ngrirje mbi asetet ruse që t’i përdorin ato para për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës dhe për të paguar për humbjet e pësuar nga vendet e tjera.
Rruga Press