Bota

Dëmi ekonomik që Rusia ka kryer në Ukrainë shkon mbi 1 trilion dollarë

Ukraina ka publikuar dëmet e luftës, që prej nisjes së pushtimit rus në 24 shkurt të këtij viti.

Sipas kryeministrit Denis Shmygal, dëmet përllogariten diku te 1 trilion dollarë.

“Lufta e zhvilluar nga Federata Ruse kudër Ukrainës dhe do t’i kushtojë vendit 1 trilion dollarë”, tha Shmygal.

Ai shtoi më tej se humbjet janë tepër të mëdha dhe pasojat do të jenë afatgjata.

Lexo më shumë  PAMJE TE RENDA/ Rusët ekzekutojnë pa mëshirë ushtarët e tyre që dezertojnë në Ukrainë

“Sipas shkallës ekonomike të Kievit arritëm që deri në mars dëmet ishin diku te 560 miliard dollarë, ndërsa për restaurimin e plotë, përllogaritur fabrikat dhe infrastrukturën, dëmet janë më shumë se 1 trilion dollarë”, tha Shygal.

Kujtojmë që Rusia ka intensifikuar luftimet në lindje të vendit, ndërsa në Bucha, rajonin pranë Kievit ka shkaktuar mizori të rënda.

Lexo më shumë  Macroni u bën thirrje partnerëve: Hiqni kufizimet që lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën

Gjenocide të ngjashme, thuhet se janë shënuar në disa rajone, por për këtë duhet të pritur raportet e reja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *