Bota

“Delta” kërcënon Evropën/ Rriten frikshëm rastet në Britani, Francë dhe Itali

Dita ditës, varianti Delta i Covid-19 po kërcënon Europën.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shumë shtete numri i rasteve ditore ka pësuar një rritje të frikshme.

Britania raportoi më shumë se 46 mijë raste të reja. Në Francë numri i rasteve u rrit në 18 mijë në krahasim me 7 mijë që numëroheshin një javë më parë.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Edhe Italia ka pësuar rritje të ndjeshme të rasteve, veçanërisht në Romë, ku shifrat janë 5-fishuar në javën e fundit.

Mediat vendase i referohen një “shpërthimi” që erdhi pasi festimeve të furishme për triumfin e Italisë në kampionatin Europian të Futbollit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *