‘Del Rusia dhe hyn Kosova?’, gazetari gjerman optimist për anëtarësimin e saj në KE
Gazetari gjerman, Michale Martens, është shprehur se Kosova shumë shpejt mund të fillojë procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.
Në një postim në Twitter Martinsi tha se matematikisht dhe politikisht mundësitë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të larta.
Russia out, Kosovo in? Several reliable sources confirm that Kosovo will "very soon" initiate the process of becoming a full member state of the Council of Europe. Mathematically and politically, chances for success are deemed to be good. More in tomorrow´s edition of F.A.Z.
— Michael Martens (@Andric1961) April 22, 2022
“Rusia jashtë, Kosova brenda? Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka shkruar Martensi.
Këshilli i Evropës vendosi të përjashtojë Rusinë më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Kosovës i hapet rruga e lirë tashmë që Rusia nuk është më pjesë e këtij institucioni, kjo pasi kundërshtimi i saj dhe mosnjohja e Kosovës kanë qenë një pengesë e madhe.
Rruga Press