BallinaLajme

Del emri/ LDK propozon shefin e rrëzuar të qeverisë, si kandidat të ri për kryeministër

Isa Mustafa ishte i dënuar të konfirmonte kryeministrin aktual Avdullah Hoti si kandidat për kryeministër nga LDK-ja dhe ashtu bëri. Ai e pohoi një gjë të tillë në një konferencë përshtyp bashkë Hotin, duke lavdëruar punën e këtij të fundit dhe detyren si prijes i listes ne zgjedhjet e ardhshme te parakohshme.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

“Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt, se edhe vetë edhe Qeveria zbaton ligje”, ka thënë Mustafa. “Kjo na ka shty që edhe të jetë kandidat i yni për kryeministër”, ka shtuar Mustafa.

Deri më tani, për zgjedhjet që priten të mbahen në muajin shkurt, Vetëvendosja ka si kandidat për kryeminister Albin Kurtin ndërsa PDK-ja Enver Hoxhën.

Lexo më tej:

Rruga Press

Lexo më shumë  ASK: Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë
YouTube player