Opinion/Aktualitet

Dekreti i presidentes për shpërndarje të Kuvendit përveç antikushtetues, para së gjithash është një akt politik urrejtës ndaj 51% të popullit që votuan Albin Kurtin

Nga Donik Sallova

Dekreti i presidentes për shpërndarje të Kuvendit përveç antikushtetues, para së gjithash është një akt politik urrejtës ndaj 51% të popullit që votuan Albin Kurtin.

Cili president do të guxonte që me kaq lehtësi ta shpërndante një kuvend të sapoformuar mbi bazën e një vullneti kaq të qartë politik të zgjedhësve pa bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar dialog mes palëve?

Lexo më shumë  LVV po ia përkrah e para amandamentet Osmanit - Më shumë se kaq as familja e saj nuk e përkrah

Si presidente e republikës dhe përfaqësuese e unitetit a nuk i takonte paraprakisht të vlerësonte bojkotin antikushtetues të partive opozitare për të penguar një të drejtë kushtetuese të shumicës parlamentare për të zgjedhur presidentin.

Pse nuk e vlerësoi përpjekjen e shumicës parlamentare për të ndërtuar konsensus për presidentin, duke hequr dorë nga e drejta e vet dhe duke i kërkuar opozitës ta propozonte një figurë konsensuale? Apo ngaqë nuk u pranua nga opozita si figurë konsensuale vendosi ta hedhë shtetin në erë.

Lexo më shumë  Ku hyn djalli hyn dhe sherri - Mjaftoi një "vizitë pune" e Ramës që krejt Kosova "të kallej" e Vjosa të katandisej siç nuk e kish menduar kurrë

Kur flet për “njerëz me qëllime të rrezikshme” a e ka fjalën presidentja për Lumir Abdixhikun i cili pas zgjedhjeve tha na duhet një “president apolitik”(lexo:apartiak), pastaj refuzoi çdo propozim të tillë?

Vjosa Osmani përveç që po ndjek traditën e presidentëve kushtetutshkelës, ajo dëshmoi se as pas 5 vitesh në detyrë nuk arriti të bëhej presidente!

Rruga Press

YouTube player