KryesoreOpinion/Aktualitet

Deklaratat e kryeministrit, Ervin Goci: Rama i dënoi mbrëmë me vdekje pensionistët

Pedagogu i njohur Ervin Goci ka komentuar deklaratat e bëra një ditë më parë nga kryeminsitri Edi Rama në lidhje me pensionistët. 

Ai shprehet se Edi Rama “i dënoi me vdekje” ata, teksa tha se nuk paguhen me rrogë, por me skemë. 

Reagimi i plotë: 

Rama i denoi mbreme me vdekje pensionistet.

Ai tha qe pensionistet nuk paguhen me rroge por me skeme, dhe ne te njejten fjali shtoi qe qeveria jep 500 miljon euro per ta mbuluar kete skeme.

E para kur ti jep para nga buxheti nuk ke me asnje skeme por thjesht rrogetare me paga te mjera ne kufinjte e mbijeteses.

Skeme do te thote qe ti ke ndertuar nje model ku skema mban veten e vet, nderkohe qe skema qe pershkruan gjeniu i ekonomise nuk eshte gje tjeter veçse nje shtet i falimentuar.

Ne fakt ne vend te zgjidhjes, ai beri te kunderten!
Si gjithmone, siç ben me universitetet, me pandemine, me gjithçka..motoja eshte qe po nuk jam une, ju do vdisni per buke.

Eshte interesant se çfare konsiderate ka ai per pensionistet, duke i quajtur si qeliza te vdekura, njefare mish i huaj i shoqerise.
Psh, i thote zonjes ne studio, ti nuk ke pune me naften. Mund t’i thoshte te njejten fjali, psh, ha buke, rri urte e mos u merr me naften.
Per Ramen pensionistet jane frymore qe hane buke dhe copa mishi qe votojne ate njehere ne dy vjet.
Imagjinoni se ku ka vajt rrenimi moral i kesaj qeverie.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori turk diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Me e renda akoma, ne nje qasje enveriste, u ben presion bizneseve qe ju e keni fajin dhe do jua marr shpirtin.
Mesazhi eshte qe koncensionet e oligarket nuk preken, po juve do ju shtrydh mire, bashke do ndajme varferine, se pasuria do rri atje ku eshte. Skamje enveriste!

Tani vijme pak tek skema e pensioneve.
Qe ne momentin qe e quan skeme, ajo eshte nje realitet ekonomik i investueshem, nuk ka asnje lidhje me buxhetin e shtetit.

E gjithe skema e tanishme eshte nje vjedhje me ligj, sepse nuk ka asnje perllogaritje nga pas. Nuk ka alternativa financimi dhe mbi te gjitha u thuhet robve paguani ju tani per baballaret e nenat tuaja!
Enverizem i paster!

Po pse, ndaj i paguaj une sigurimet, per meshire! Po po qe keshtu, shkoj ia jap vete drejteperdrejte. Po patronazhoj dhe une nje pensionist dhe ja ku u zgjidh…megjithese jane shtu nje çik “kopuket”.
Une e dija qe financoja pensionin tim, ky thote paguan per tjetrin. Kjo eshte vjedhje me detyrim, keto nuk jane sigurime.

Sigurime do te thote qe investoj nje skeme ku perfitojne dhe te tjere nese ne fund kam diçka per te perfituar vete, jo jepi njehere tani, pastaj me kismet.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, një ndër pikat më strategjike për mbrojtjen e vendit

Ne Shqiperi puna, paraja, mundimi nuk ka asnje vlere, sepse mes sakricices qe ben tani e per 35 vite, dhe ajo qe merr mbrapsht kur ia arrin me shprese moshes se pensionit, nuk ka asnje logjike ekonomike.

Ne çdo rast je i humbur!

Kryeministri po na thote qe ne punojme kot, dmth punoni sa te doni, se si keta keni per te perfunduar.
Kur shoh se si bredhin per pushime pensionistet ne Europe, se si i japin makines madje se si investojne para tek forex-et (qe keta i dine mire)…une mendoj qe shqiptaret jane populli me patriot ne bote qe nuk kane mbledh gjithe valixhet per te ikur nga Shqiperia, mbreme ne darke, se sot eshte shume vone.

Le te thone çfare te duan mashtruesit, te jetosh sot ndershem ne kete lloj Shqiperie, pa asnje diskutim eshte akt patriotik, po mbi te gjitha akt politik. Dhe me kurajozet jane pikerisht shtresa e atyre qe ne moshe te kercyer gjejne forcen per te luftuar akoma per Shqiperine e se ardhmes.

Ky eshte fati i Shqiperise se sotme, shpetimi mund te vije nga pensionistet.

YouTube player