Lajme

Lavrov “vjell vrer” në mediat serbe për Kosovën:Kosova është shtet kriminal i vetëshpallur

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ndërsa foli për mediet serbe tha se Kosova është një shtet kriminal i vetëshpallur që mban rekord për terroristët që luftuan në Siri e Irak dhe se pozicioni aktual i qeverisë Kurti krahas Ukrainës është vetëm për përfitim personal.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është intervistuar nga mediet serbe të hënën ku sërish nuk përtoi të ripërsërisë vullnetarët apo mercenarët nga vendet e Ballkanit që shkojnë për të luftuar për Ukrainën.

Edhe këtë herë kryediplomati u ndal te Kosova.

Lavrov: Prishtina mban rekord për numrin e terroristëve që shkuan të luftojnë në Siri e Irak, në proporcion me popullsinë. Megjithatë kolegët tanë perëndimorë nuk na dëgjuan. Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova mbajnë rekord për mercenarët në shtete të huaja. Shumë nga ata zënë hapësirat e televizioneve dhe është e qartë se ata nuk janë vullnetarë, por janë paguar për të luftuar dhe Evropa nuk i shikon këta.

Lexo më shumë  Konjufca viziton fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Gjilan: Qeveria jonë vazhdon të mbështes prodhuesit vendorë

I pyetur nga një gazetar serb se si e shikon mbështetjen që Kosova po i bën Ukrainës, Lavrov deklaroi se Prishtina po mundohet të fitojë terren kundrejt vendeve që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Lavrov: Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se situata është shumë e pastër. Prishtina është një shtet i vetëshpallur kriminal siç e dinë të gjithë. Kosova po kërkon të fitojë avantazhe nga situata aktuale për të detyruar shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e saj duke e pozicionuar veten krah vendeve të tjera perëndimore apo NATO-s.

Së fundmi shefi i diplomacisë ruse tha se e mbështeste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke fajësuar Bashkimin Evropian për dështim në marrëveshjen mes dy vendeve, sidomos të asociacionin të komunave serbe.

Lexo më shumë  Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani

Lavrov: Pozicioni ynë tashmë dihet, ne gjithmonë kemi mbështetur dialogun mes Beogradit e Prishtinës që ato të arrijnë një zgjidhje të pranueshme. Në vitin 2013 Bashkimi Evropian ndërmjetësoi marrëveshjen Kosovë-Serbi sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ende nuk është krijuar dhe BE qëndron në heshtje në mënyrë të turpshme. BE dështoi të bëjë ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka rrëzuar formimin e asociacionit për shkak se nuk ishte në harmoni të plotë me kushtetutën e vendit dhe se që kjo të arrihej duhej njohje reciproke mes dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *