LajmeUncategorized

Deklarata e Vuçiqit, Bushati: Retorikë e kundërt me marrëveshjet e BE-së

Ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuciq, “në rast se anëtarësohet Kosova në KiE, Seriba do të largohet nga kjo organizatë, ka reaguar dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ai, nëpërmjet platformës “X”, ka thënë se kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Kjo retorikë shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke tërhequr paralele me Rusinë dhe duke kërcënuar me largim nga Këshilli i Evropës që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është e dobishme as për Serbinë dhe as për minoritetin serb në Kosovë”, ka shkruar, mes tjerash, Bushati.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Rruga Press

YouTube player