Lajme

Deklarata e plotë nga Ministria e Ekonomisë në Kosovë/ Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH).

Pra, reduktimet janë ndalur që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivit dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Lexo më shumë  Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *