Bota

Deklarata e kryeministres suedeze pas takimit me Biden: “Populli suedez do të mbrohet më së miri brenda aleancës së NATO-s”

“Agresioni në shkallë të plotë” i Rusisë në Ukrainë bëri që Suedia të vendoste të aplikonte për anëtarësim në NATO, tha të enjten kryeministrja Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është takuar sot me presidentin amerikan, Joe Biden pas dorëzimit së kërkesës për anëtarësim në NATO, të cilën gjë e kanë bërë së bashku me Finlandën, raporton cnn.

“Qeveria ime ka arritur në përfundimin se siguria e popullit suedez do të mbrohet më së miri brenda aleancës së NATO-s dhe kjo u mbështet me shumicë votash në parlamentin suedez”, tha ajo.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

E parja e qeverisë suedeze theksoi se NATO do të jetë më e fortë me Suedinë dhe Finlandën.

“Ne jemi ofrues sigurie me aftësi të sofistikuara mbrojtëse. Dhe ne jemi kampionë të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ne kemi një traditë të gjatë të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, duke përfshirë të gjitha misionet. Ne po rrisim shpenzimet tona të mbrojtjes, ku tani do të arrijnë deri në 2 për qind të GJDP-së”, shtoi suedezja.

Andersson e quajti mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Suedisë në NATO të “rëndësishme”, por tha se pret një dialog me Turqinë, e cila së fundi ka kushtëzuar anëtarësimin e vendeve nordike.

Suedia pret me padurim “një proces të shpejtë ratifikimi”, shtoi ajo, duke thënë se është “e përgatitur të marrë përgjegjësi si aleate e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”.

Ndryshe, Biden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. 

https://twitter.com/SwedishPM/status/1527312034811236352

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *