Bota

Deklarata e Johnsonit nëse Putini do të fitonte luftën

Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet zoti Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev. Po sot ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqëndruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës.

Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia.

“Do të ishte një katastrofë nëse Putini fiton. Do të ishte një katastrofë nëse do të siguronte lidhjen tokësore me qytetet që ka kapur në jug, për të mbajtur rajonin Donbas. Kjo është çfarë ai dëshiron. Ai do që të jetë në gjendje të thotë se: Kemi Melitopolin, Berdyanskin, Mariupolin dhe të gjithë brezin jugor. Kemi Khersonin dhe së shpejti të gjithë Donbasin. Kjo është çfarë ai do të dëshironte më së shumti. Një konflikt të ngrirë, një armëpushim, siç ndodhi në 2014-ën. Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe do t’i krijonte ankth Britanisë dhe qeverive në mbarë botën. Do të ishte shkatërrimtare, pasi do të kishim një situatë ku Putini do të konsolidonte avantazhin dhe do të fillonte një tjetër sulm”, tha kryeministri britanik.

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ndërkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin Mykolaiv, por pa dhënë detaje se kur.

Mykolaivi ishte ndër zonat ku forcat ruse mbërritën fillimisht në muajin mars, por të cilat u zmbrapsën drejt pjesëve lindore dhe jugore, ku luftimet vazhdojnë.

Ushtria ukrainase konfirmoi të shtunën se forcat ruse po i përqëndrojnë përpjekjet në qytetet Sievierodonetsk dhe Bakhmut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun, tha se përpjekjet e forcave ruse për të përmirësuar pozicionin taktik nuk kishin qenë të suksesshme, ndërsa vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

“Armiku vazhdon të pësojë humbje në njerëz dhe paisje. Sipas informacionit të ditëve të fundit, njësitë mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan të paktën 30 njësi të ndryshme me paisje dhe armatime”, tha zoti Shtupun.

Rusia thotë se ka marrë gati gjysmën e Donjetskut dhe pothuajse të gjithë rajonin Luhansk, dy pjesët përbërëse të Donbasit.

Qyteti Sievierodonetsk dhe fshatrat përreth përbëjnë xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në rajonin Luhansk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *