Bota

Deklarata e Ish-komandantit suprem të NATO-s, James Stavridis mbi gabimin e Putinit

Ish-komandanti Suprem i Aleancës Veri-Atlantike, James Stavridis, beson se presidenti rus Vladimir Putin e ka kuptuar tani se ka gabuar kur vendosi të fillojë pushtimin e Ukrainës.

“Mendoj se në ato orë të qeta dhe të errëta – pra në dy të mëngjesit kur u zgjua e ka kuptuar se ka gabuar. Këtë kurrë nuk do ta pranojë, kurrë. Do të vazhdoj të ruaj këtë fiksim se Ukrainën e udhëheqin neonazistët. Qesharake”, tha Stavridis.

“Putin do të pretendoj që NATO në njëfarë forme e ka futur në këtë konflikt. Gjithçka që ka ndodhur është vepër e Vladimir Putinit, përfshirë pushtimin e sanksionet që më pas pasuan. Ai këtë e di thellë në shpirt, por kurrë nuk do ta pranojë publikisht”, tha ndër tjera admirali amerikan.

Lexo më shumë  Aktiviteti i dyshimtë i dronëve, SHBA mbyll hapësirën ajrore mbi bazën më kritike ushtarake

Ai gjithashtu komentoi çështjen se kur do të mund të përfundonte lufta – duke theksuar se të dyja palët janë të paktën gjashtë muaj larg gjetjes së një zgjidhjeje.

Megjithatë, pranoi se ajo që do të çojë drejt negociatave të vështira me të cilat po përballet Putini pas humbjes së madhe të ushtarëve, do të jetë edhe shkatërrimi i pajisjeve ushtarake ruse.

Lexo më shumë  Aktiviteti i dyshimtë i dronëve, SHBA mbyll hapësirën ajrore mbi bazën më kritike ushtarake

“Do të thosha se për gjashtë muaj do të jetë në një situatë shumë të vështirë”, shtoi ish-kreu i NATO-s, duke theksuar se durimi i Perëndimit dhe paratë e majme për armë nuk janë të pafundme.

“Mendoj se këto dy çështje në fund do t’i detyrojë të dyja palët të vijnë deri te një lloj marrëveshje”, tha për fund Stavridis. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *