Bota

Deklarata e fortë nga Britania e Madhe: Po përshpejtojmë përgatitjet për skenarin më të keq në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po “përshpejtojnë përgatitjet për skenarin më të keq” në Ukrainë, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, raporton BBC.

Truss i bëri komentet në një postim në Twitter pas bisedimeve të mbajtura mes saj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Diplomacia është ajo që duhet të ndiqet, por një pushtim rus i Ukrainës duket shumë i mundshëm,” shkroi ajo.

“Ne duhet ta bëjmë koston që do paguajë Rusia jashtëzakonisht të lartë.”

Rusia ka mohuar çdo plan për të sulmuar Ukrainën, por ka grumbulluar rreth 150 mijë trupa përgjatë kufijve me Ukrainën.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm brenda disa ditësh.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *