Deklarata e fortë e BE-së: Rusia kërkon të destabilizojë qeveritë evropiane
Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë se kërkon të destabilizojë qeveritë evropiane përmes delegatëve të saj të brendshëm. Deklarata e ashpër u bë nga zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, duke komentuar rolin rus në krizat qeveritare në disa vende evropiane, përfshirë Italinë.
“Me dezinformimin, Moska përpiqet të ndikojë në politikën kombëtare nëpërmjet delegatëve të saj të brendshëm që mund të jenë politikë. Dhe dezinformimi i Kremlinit përdoret ndonjëherë nga partitë”, deklaroi Stano.
“Ne nuk komentojmë zhvillimet e brendshme politike. Por është fakt që Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në dhe vendet anëtare të saj”, theksoi ai.
Dorëheqja e Draghit, ironia e Medvedev: Kush e ka radhën?
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka reaguar menjëherë me doza ironie pas dorëheqjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi.
Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë ruse postoi një foto të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ndjekur nga e Draghit dhe një kuti bosh ku ishte vendosur një pikëpyetje që nënkupton se “kush e ka radhën”.
Pas dorëheqjes së Johnson, Rusia ironizoi me krizën në Britani: Po ikin miqtë e Kievit, presim lajme nga Gjermania dhe Polonia
“Shpresojmë që persona më profesionistë në gjendje të marrin vendime përmes dialogut të vijnë një ditë në pushtet në Britani të Madhe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se raportet mes Rusisë dhe kryeministrit Boris Johnson janë të ndërsjella: “Ai nuk na pëlqen ne, po ashtu edhe ne nuk e pëlqejmë atë”, u shpreh Peskov. Lidhur me dorëheqjen reagoi dhe Dmitri Medvedev, zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
“Po largohen miqtë më të mirë të Ukrainës. ‘Fitorja është në rrezik!’”, tha ai me sarkazëm. Ish presidenti rus shtoi se kriza politike është rezultati logjik i arrogancës britanike dhe i politikës mediokre.
Reagimi i tij përfundon me një shënim: “Presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Baltikut”, shkruan Medvedev në deklaratën e tij të publikuar në telegram.
Rruga Press