Deklarata befasuese e sekretarit Blinken për luftën në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se mbetet i bindur se Ukraina do të fitojë në fund kundër Rusisë.
Blinken konfirmoi qëndrimin se gjendja pas afro katër muajve luftime, nuk është në favor të Rusisë.
Këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Judy Woodruuf në PBS. E pavarësisht që Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz, Blinken ka parashikuar se ky shtet do të ruaj sovranitetin.
“Ukrainasit po luftojnë për vendin e tyre, ata po luftojnë për të ardhmen për lirinë”, tha Blinken.
Sekretari i Shtetit theksoi se është e paqartë se pse Rusia po lufton, dhe në asnjë mënyrë nuk e arsyeton idenë e Putinit që mendon se Ukraina nuk është shtet i pavarur dhe sovran – që sipas Putinit duhet t’i bashkohet Rusisë.
Ai është i bindur se vdekjet në Ukrainë janë si rezultat i agresionit rus, dhe se do të vazhdojnë derisa nuk përfundon kjo luftë.
Megjithatë ka refuzuar të komentoj nëse Ukraina duhet të bëjë ndonjë kompromis me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“E ardhmja e Ukrainës varet nga vet ukrainasit”, shtoi Blinken.
Rruga Press
“Jam i bindur, në fund të ditës, pavarësia e Ukrainës, sovraniteti do të mbizotërojë edhe pasi që Vladimir Putin të largohet nga skena politike”, shtoi Blinken.