Lajme

Deficiti tregtar i lartë, Shqipëria importon dyfish më shumë sesa eksporton

Çmimet e larta kanë thelluar deficitin tregtar të Shqipërisë.

Vendi ynë ka importuar në korrik dy herë më shumë se sa ka eksportuar mallra.

Në total vlera e importeve arrin 700 milionë euro, ndërsa shitjet e mallrave jashtë rezultojnë 334 milionë euro.

Deficiti tregtar është 366 milionë euro.

Sasia e mallrave që ka hyrë në Shqipëri ka mbetur në të njëjtat nivele me një vit më parë, por rritja e çmimeve ka bërë që importet në vlerë për korrikun të jenë 14% më shumë se vitin e shkuar.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Peshën kryesore e ka pasur blerja e karburanteve, energjisë elektrike dhe ushqimet.

Nga ana tjetër Shqipëria ka shitur jashtë materiale ndërtimi, minerale, naftë bruto dhe makineri e pajisje, por ajo që ka dominuar eksportet vendase në këtë periudhë është industria tekstile, e cila ishte zhytur në rënie gjatë dy viteve të pandemisë.

Në korrik Shqipëria uli eksportet me Kosovën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe rriti tregtinë me Italinë, Greqinë dhe Austrinë, ndërsa importet u rritën me Italinë, Turqinë dhe Kinën.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *