KryesoreLajme

“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫  𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

Lexo më shumë  Kurti në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Serbia i ka 48 baza operacionale përreth kufirit të shtetit Kosovës

“Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Defender Europe 25’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Midis “Maskarenjve” dhe Mafias: Kush po e Ndërton Tiranën?
YouTube player