Lajme

Dëborë, rrebeshe shiu dhe rrufe/ Si pritet të jetë moti orët në vijim

Ditën e Premte, moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe. Në alpe, priten reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët. Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit.

Lexo më shumë  Haxhiu në Dardanë: Qytetarët nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër, që u pasuruan me paratë e popullit

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Në mbrëmje, era kthen nga verilindja duke sjellë rënie temperaturash. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 4 deri 10°C
  • në zona e ulëta 6 deri 17°C
  • në zona bregdetare 9 deri 18°C

Rruga Press

Lexo më shumë  Gazeta “Politika” e Beogradit, 1989: Njësia speciale kundër shqiptarëve në grevën e Trepçës, roli i Nuredin Ibishit në njësin speciale serbe – FAKTE!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *