Lajme

Dëbora paralizon qarkun e Dibrës/ Lura e bllokuar prej 3 ditësh

Si pasojë e motit të keq, situata vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit tonë. Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkun e Dibrës. Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodës, etj. Lura prej 3 ditësh e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Dibrës. Mbrëmë edhe spitali i Bulqizës dhe lagjia e vjetër ka qëndruar ka energji elektrike. Rruga e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa edhe sot makinat kanë mbetur të bllokuara herë pas herë, por dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *