Lajme

Dëbora bllokon Thethin, banorët marrin mjetet dhe dalin për të zhbllokuar rrugët, asnjë masë nga ARRSH

Për shkak të dëborës Thethi është bllokuar nga bora. Fshati turistik as këtë dimër nuk u ka shpëtuar bllokimeve edhe pse kishte shpresë se me rregullimin e rrugës së re, ky problem do të merrte fund.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se banorët po ndërhyjnë vetë për zhbllokimin e saj me mjete personale dhe një borëpastruese, ndërsa ARRSH vijon të mos e ‘kthejë’ kokën nga qytetarët që kanë mbetur të izoluar.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, qytetarët po përpiqen që ta zhbllokojnë vetë rrugën, në mënyrë që makinat të lëvizin.

“Po e tërheqim ja, ja çfarë bëjmë ne tani. Ne po vazhdojmë të shkojmë në qafë Thore të marrim makinat private. Ja si po e hapim rrugën sepse makinat mbrapa janë shumë të vogla.”- shprehen banorët.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Ndërkohë mësohet se edhe pse shumë turistë vendas e të huaj këtë vit kanë zgjedhur Thethin, si destinacion për turizmin e bardhë ata janë kthyer pasi rruga është e pakalueshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *