Lajme

“Debatuam me ministret”, Kreu i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve: Na premtuan rishikim të skemës

YouTube player

Suvencionimi i energjisë elektrike në masën 80%, pagesa për paketën sanitare dhe pagesa për kujdestarin, janë këto 3 kërkesat kryesore që Shoqata e Invalidëve Para-Tetraplegjikë është në diskutime me autoritetet zyrtare.

Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se gjatë takimit që patën me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj patën shumë debate, por u vendos që të rishikohen me prioritet 3 nga 7 kërkesat e tyre.

Lexo më shumë  Nis protesta e opozitës në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugët e Tiranës

“U fokusuam tek 3 pikat e para, si subvencionim i energjisë elektrike, paketa higjienike që ka një kosto marramendëse, por kemi kërkuar që kjo paketë të shkojë në 300 mijë lekë të vjetra. Pagesa e kujdestarit, një kujdestar paguhet me 107 mijë lekë të vjetra që është shumë absurde”, u shpreh z. Tirana.

Sa i përket kërkesave të tyre, ai nënvizoi se qeveria u kërkoi një muaj kohë për të rishikuar skemën e mbështetjes ndaj tyre.

“Ata na kërkuan 1 muaj kohë që të vendosin mbi trajtimin që do na bëjnë me energjinë elektrike. Pagesa e kujdestarit është shumë e ulët, por me shumë debat u vendos që të ngrihen 3 komisione, të bëhet një reformë”, tha ai më tej.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Sipas tij kjo është një reformë që gjithsecili do marrë atë që i takon dhe nuk do ketë më abuzime me diagnozën.

“Dua të jemi krenarë dhe të pavaruar, nuk kemi pse të jemi të diskriminuar më”, tha ai. /euronews albania/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *