Lajme

Debati/Si e humbi toruan Rama për paratë e pista

Kur Edi Ramën e nxjerr nga batutat, tallavaja dhe ofendimet është shumë e lehtë që të dalë bllof. Kjo i ndodhi kryeministrit gjatë një debati tek “Të Paekspozuarit”, për pastrimin e parave në industrinë e ndërtimeve në Tiranë. Shumë raporte ndërkombatare madje dhe Departamenti i Shtetit apo BE, ka ngritur alarmin për lekët e krimit që pastrohen në Tiranë.

Neritan Sejamini e pyeti se si spjegohet që miliardat që janë hedhur për ndërtimet në Tiranë nuk justifikohen aspak me kreditë që kanë dhënë bankat. Gjithësej argumentoi ai në periudhën 2020-2022 janë dhënë leje për 2,37 milionë metra katrorë ndërtim. Sikur ti marrim me një kosto minimale për 500 euro metri katërorë ato kushtojnë afërsisht 1.3 miliardë euro që janë investuar në këtë sektor. Por ndërkohë vazhdoi ai po për periudhën 2020-2022 bnkat kanë financuar me kredi vetëm 200 milionë euro. Atëhere pyetja është nga kanë dalë 1.1 miliardë euro që nuk kanë kaluar nga bankat?

A kemi të bëjmë këtu me para të papastra, të ardhuara nga aktivitetet kriminale dhe trafiku i drogës? A është kjo një provë që vërteton tezën që thonë institucionet ndërkombëatre që e fusin Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, apo përgjimet që flasin për shplarjen e parave të Ndraghetës? Duke kujtuar se pyetja mbaronte këtu kryeministri u relaksua.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Me lehtësi Rama iu përgjigj se këto ndërtime financohen nga blerja e drejtëpërdrejtë e qytetarëve. Pra sipas parimit të godinave që ngrihen duke u shitur që në gropë.

Por analisti nuk e kishte lënë me kaq hulumtimin. Sejamini hapi sërish statistikat. Dhe prej tyre rezultonte se as blerja e veçantë nga qytetarët për apartamente nuk justifikohej me kreditë që ata kanë marrë në bankë për blerje shtëpish. “Vlera e këtyre apartamenteve nëse shiten me mesatarisht 1 mijë euro metri katror është 2.37 miliardë euro. Por ndërkohë për blerje apartamentesh qytetarët shqiptarë janë kredituar nga bankat vetëm ne 320 milionë euro. Pra bëhet fjalë për afro 2 miliardë euro para të deklaruara që mbajnë në këmbë industrinë e ndërtimit” tha Neritan Sejamini.

Këtu Rama mbeti pa fjalë dhe filloi të shante me stilin e tij se gazetarët që kishte përballë ose nuk kuptonin ose nuk e donin të mirën e Shqipërisë. Nga argumenti logjik ai kaloi në sulm personal dhe propagandë zhurmuese. Edhe më keq shkoi biseda kur Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini këmbëngulën se këto shifra forcojnë dyshimet për shndërimin e Shqipërisë në një lavatriçe të pastrimit të parave kriminale dhe përligjin insistimin ndërkombëtar për të ndaluar një amnisti fiskale për paratë që vinë nga jashtë në Shqipëri. Aq shumë e humbi kryeministri toruan sa kur u hap tema e amnistisë që e ka futur qeverinë në telashe të mëdha me Londrën dhe Brukselin ai tha një gjë që e përsërit në rrethe të ngushta, por nuk e bërtet fort publikisht: “Ata e bëjnë këtë se duan ti mbajnë në vendet e tyre këto para”, tha Rama.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Ai hodhi poshtë edhe raportin e Departamentit të shtetit që ngre shqetësimin për pastrimin e parave duke e quajtur atë një “copy paste” që përsëritet nga viti në vit. “Ju keni gjithë kohën që na përmendni DASH-in për ta parë Berishën sipas “Non gratës” që e ka damkosur ai, ndërsa për pastrimin e parave thoni se raporti ia fut kot” e mbylli bisedën gazetari duke faktuar se Rama ishte fare i pa përgatitur në këtë pikë dhe duke mos mbrojtur dot akuzat për pastrim parash./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *